Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

Lapsi.al 2 September 2024
Nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës i seancës

Ditën e sotme do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. ku në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i

ditës është si më poshtë:

1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.

(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)

2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.

(Neni 44, pika 2, i Rregullores)

3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.

(Neni 44, pika 3, i Rregullores)

– Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.

– Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet për 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet...

08:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI