Flash

Pjesë e grupit që transportonte ilegalisht emigrantë, ekstradohet nga Gjeorgjia turku

Lapsi.al 3 September 2024
Pjesë e grupit që transportonte ilegalisht emigrantë, ekstradohet

Një shtetas turk, i identifikuar si Yalcin Hanci, është ekstraduar nga Gjeorgjia drejt vendit tonë. Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Vijon operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet nga Gjeorgjia, 1 shtetas turk. I ekstraduari akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve me homologët në Gjeorgji, Interpol Tirana finalizoi procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit turk, të kërkuar ndërkombëtarisht, Yalcin Hanci, 50 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi Y. H. akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe d...

08:21

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI