Flash

VIDEO/ Pamjet e arrestimit të kosovarit që punoi për Mossad në Turqi

Lapsi.al 3 September 2024
VIDEO/ Pamjet e arrestimit të kosovarit që punoi për Mossad

Policia Turke ka arrestuar një qytetar shqiptar të akuzuar si punonjës i shërbimeve sekret të Izraelit. Sipas Organizatës së Inteligjencës Turke, Liridon Rexhepi i lindur në Kosovë është identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi. Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.

Sipas mediave turke, Rexhepi ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Gjithashtu media turke raporton se ai ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

Policia e ka arrestuar Rexhepin më 30 gusht. Media truke raporton se Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.

Mediat turke kanë publikuar dhe pamjet e arrestimit të Rexhepit, ku agjentë të shumtë të forcave speciale e shoqërojnë me pranga.

Të këshilluara

Gjykata liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata merr vendimin, Fredi Beleri lirohet nga burgu. “Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. R...

11:20

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI