Flash

Zac Efron shfaqet në publik pas incidentit

Lapsi.al 3 September 2024
Zac Efron shfaqet në publik pas incidentit

Zac Efron është shfaqur në publik  vetëm disa javë pasi u dërgua me urgjencë në spital pas një incidenti të frikshëm në pishinë.

Aktori i "17 Again" fshehu fytyrën e tij me syze dielli të zeza teksa merrte pjesë në AmfAR Gala të mbushur me yje gjatë Festivalit të 81-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të dielën.

Në një moment, ai u takua me Richard Gere dhe gruan e aktorit të "Pretty Woman", Alejandra Silva. Emra të tjerë të shquar në këtë ngjarje përfshinin Antonio Banderas dhe Kate Beckinsale, të cilët drejtuan ngjarjen, dhe të ftuarit u trajtuan me performanca nga Kelly Rowland dhe Rumer Willis.

Pjesëmarrja e Efron në gala shënoi daljen e tij të parë publike që nga marrja e kujdesit mjekësor pas një "incidenti të vogël noti" në Ibiza, Spanjë, më 2 gusht.

Mësohet se ai u zbulua brenda një pishine në një vilë nga dy roje sigurie, të cilëve iu desh ta nxirrnin nga uji. Përfaqësuesi i Efron tha për median në atë kohë se aktori ishte dërguar në spital vetëm si një "masë paraprake" dhe kishte dalur mëngjesin tjetër.

Vetë aktori i siguroi fansat e tij se gjithçka ishte mirë menjëherë pasi ai postoi një foto në Instagram Story më 3 gusht. Ai më pas falënderoi mbështetësit e tij që i dërguan "urime" pas incidentit.

Të këshilluara

Adele vendosi një rekord të ri botëror

Adele ka thyer sërish rekorde, këtë herë me  koncertet e saj në Mynih. Guinness World Records ka konfirmuar zyrtarisht se shfaqja e Adelës përmban "Ekranin m...

20:07

Adele konfirmon largimin nga muzika

Adele konfirmoi gjatë fundjavës se po bën një pushim të gjatë nga muzika pas përfundimit të koncertit të saj në Las Vegas. "Kam 10 shfaqje për të bërë, por p...

14:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI