Flash

Vuçiç: Do të shkoja që nesër në Mitrovicë nëse do të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Lapsi.al 4 September 2024
Vuçiç: Do të shkoja që nesër në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se do të shkonte që nesër në Mitrovicë nëse forcat shqiptare dhe ato ndërkombëtare do ta lejonin.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha Vuçiç.

Gjithashtu presidenti serb shtoi se do të shkojë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat në Kosovë. Vuçiç ka vazhduar me retorikën e tij duke thënë se është shumë i pikëlluar dhe i pakënaqur për atë që po ndodh në Kosovë dhe për atë që po sheh se dikush nuk dëshiron paqe.

Më tej Vuçiç është shprehur se nuk dëshiron t’i japë mundësinë për të marrë pjesë në persekutimin dhe përndjekjen e popullatës serbe. Ai përmendi si element pozitiv shifrat se në fillim të vitit të ri shkollor në Kosovë, 1081 nxënës të klasës së parë nga gjithsej 9700 nxënës të shkollave fillore kanë shkuar në shkolla që punojnë sipas sistemit arsimor serb.

“Ky nuk është një numër i vogël, duke pasur parasysh situatën që kemi atje,” tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI