Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Asnjë grua në drejtimin e 12 qarqeve/ Bardhi shpjegon listën: S'ka nevojë për fasadë

Lapsi.al 5 September 2024
Asnjë grua në drejtimin e 12 qarqeve/ Bardhi shpjegon listën:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur lidhur me përcaktimin e drejtuesve politikë të 12 qarqeve. I ftuar në "Çim Peka Live", Bardhi u pyet lidhur me mungesën e një gruaje mes 12 emrave. Ai u shpreh se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në 2021, me përjashtim sipas tij të Tiranës.

Bardhi u shpreh se zonjat në PD nuk janë fasadë e atyre që realisht bëjnë fushatën. Ai mori si shembull Elisa Spiropalin si drejtuese e PS në Shkodër, për të cilën tha se punën ia bënin bandat kriminale.

"E njëjta kritikë është bërë edhe në 2021 me përjashtim të Tiranës, e cila ishte e ndarë në disa zona dhe kishte disa drejtues politike. Edhe asokohe nuk kishte zonja në drejtim dhe arsyeja themelore është që ne zonjat në PD nuk i kemi si fasadë për të mbuluar atë që realisht bëjnë fushatën.

Zonja Spiropali në Shkodër, ishte vetëm si emër i shpallur sepse fushatën siç tregojnë përgjimet e grupeve kriminale, drejtues në qarkun e Shkodrës ishin Bajrat dhe Pëllumb Gjoka. Dhe PD nuk ak nevojë të caktojë zonjat dhe pastaj të përdorë bandat", - u shpreh Bardhi.

Duke se gjysma e drejtuesve janë ish-kundërshtarë të Berishës, Bardhi u shpreh se u vërtetua se ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.

"Personalisht nuk kam pasur asnjë mëndyshje që ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.

Mjafton të shohësh mediat kombëtare apo lokale që kontrollon PS ishin të shqetësuar të njëjtat media që thoshin që zoti Berisha nuk lejon mendimin ndryshe nuk lejon kritikët dhe zoti Berisha vërtetoi edhe njëherë që atë që thotë atë bën dhe e shikoj këtë si një veprim konkret dhe mesazh konkret që i jepet çdo anëtari të PD që sakohë që objektivi është i përbashkët përballja me Edi Ramën dhe mundja e tij.

Nuk ka rëndësi nëse secili anëtar është dakord me kryetarin e partisë, apo strukturat drejtuese të partisë, vendi i tij është në PD krah demokratëve që të japim kontributin që të gjithë bashkë t’i bëjmë ball të keqës që ka pushtuar vendin në 12 vite dhe nuk kishte mesazh më të mirë me atë vendim që kryetari i partisë shpalli dje", - u shpreh Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI