Flash

Demi Moore flet për një nga pasiguritë e saj më të mëdha

Lapsi.al 5 September 2024
Demi Moore flet për një nga pasiguritë e saj më të

Demi Moore ka rrëfyer së fundmi se ka luftuar për shumë vite me pasiguritë për trupin dhe imazhin e saj.

“Një nga keqkuptimet më të mëdha që ka qarkulluar ndër vite ishte ideja se unë e doja shumë trupin tim,” shpjegoi Moore në një intervistë për “Variety”.

"Realiteti është se shumë regjisorë më merrnin në projekte apo filma për të krijuar një hapësirë që ta kapërceja këtë pasiguri për trupin tim. E njëjta gjë më ndodhte me kopertinat e revistave, që nuk është se më pëlqenin shumë, por i konsideroja një përpjekje për t’u çliruar nga skllavëria në të cilën kisha vendosur veten.”

Aktorja shtoi se pas moshës 40 vjeç e ka ndryshuar fokusin ndaj  pamjes së jashtme, çka ndikoi edhe në karrierën e saj si aktore.

"Dera e filmave ishte pak më mbyllur në të 40-at e mia. E ndieja këtë gjë, por u fokusova në një punë tjetër që këtë herë nuk ishte karriera, por vetja ime. Puna me veten më ndryshoi tërësisht perspektivën për mënyrën se si nisa ta vlerësoj veten me kalimin e kohës,” përfundoi Moore.

Të këshilluara

Detaje nga divorci i JLo me Ben Affleck

Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ketë ndërlikime duke qenë se dyshja nuk nënshkruan një kontratë paramartesore përpara se të arratiseshin në Las...

20:00

Rosalia së shpejti një album të ri

Një album i ri i Rosalía është në rrugë e sipër! Në një intervistë me “Highsnobiety”, Rosalia ka zbuluar se është duke punuar për një album të ri. “Kam ndrys...

19:35

Zac Efron shfaqet në publik pas incidentit

Zac Efron është shfaqur në publik  vetëm disa javë pasi u dërgua me urgjencë në spital pas një incidenti të frikshëm në pishinë. Aktori i "17 Again" fshehu f...

17:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI