Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Trump apo Harris? Putin flet "hapur" se kë do të donte si President të SHBA

Lapsi.al 5 September 2024
Trump apo Harris? Putin flet "hapur" se kë do të donte si

Presidenti rus Vladimir Putin tha se pasi presidenti aktual i SHBA, Joe Biden u largua nga gara presidenciale, Moska tani mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila e pasoi atë.

Duke folur në një forum ekonomik në qytetin Vladivostok të Lindjes së Largët të Rusisë, Putin tha me një buzëqeshje në fytyrë se Moska "do të mbështesë atë".

"I preferuari ynë, nëse mund të them kështu, ishte presidenti aktual, zoti Biden. Ai u largua nga gara, por ai rekomandoi që të gjithë mbështetësit e tij të mbështesin zonjën Harris. Këtë do të bëjmë edhe ne. Ne do të mbështesim atë”, - tha Putin.

Në të njëjtën kohë, më e rëndësishmja sipas tij është zgjedhja e popullit amerikan dhe jo ajo që mendon apo mbështet Rusia.

"Sa u përket favoritëve, nuk na takon ne të përcaktojmë. Është ende zgjedhja e popullit amerikan" - theksoi ai.

Putin më pas bëri shaka se meqenëse Harris "qesh në një mënyrë kaq ekspresive dhe ngjitëse", kjo do të thotë se "ajo po bën mirë" dhe ajo nuk do të vendosë më sanksione ndaj Rusisë. Sipas Putin, ishte Donald Trump ai që vendosi sanksione të forta për Rusinë. 

Pavarësisht paralajmërimit të tij se është populli amerikan ai që vendos, deklaratat e Putinit tërhoqën menjëherë reagimin e shpejtë të Uashingtonit.

"Putini duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet tona. Pikë. Ai nuk duhet të favorizojë askënd në një mënyrë apo tjetër" - u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Kirby shtoi se Putini “duhet të ndalojë gjithashtu ndërhyrjen” në zgjedhje, një ditë pasi SHBA njoftoi akuzat për përpjekjet e supozuara ruse për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, Biden ishte caktuar të përfaqësonte Partinë Demokratike, por më 21 korrik, ai njoftoi tërheqjen e tij nga gara dhe miratimin e Harris.

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili ka pasur marrëdhënie më miqësore me Putinin sesa Biden apo Harris, mori titullin presidencial të Partisë Republikane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI