Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Belind Këlliçi, akuza prokurorit të SPAK, Klodian Braho në protestën para bashkisë

Lapsi.al 6 September 2024
Belind Këlliçi, akuza prokurorit të SPAK, Klodian Braho në

Emri i prokurorit të SPAK, Klodian Braho ka dalë në protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi u shpreh i revoltuar se shkeljet e Veliajt dhe drejtorëve të tij të tjerë janë faktuar tashmë në dosjen e SPAK, por Klodian Braho nuk vepron sipas ti, sepse pret urdhrin e Edi Ramës.

"Një pyetje publike për Klodian Brahon, prokurorin e 5D; A ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje në Tiranë, një njeri për të cilin u shemb policia bashkiake, ndërtesa dhe reparti i uzinës mekanike. U shembën godina miliona euro për të hapur truallin, për të ndërtuar ky njeri kulla në mes të Tiranës. A ka të drejtë ky kur thotë se e kam mbyllur çështjen e "5D" me prokurorët e SPAK? E di pse ta bëj këtë pyetje? Sepse i bie që nuk ke lexuar aktet e tua. Ta ka thënë gjykata e apelit të posaçëm. Ekzistojnë përgjime të Nestor Muhametllar administratorit të 5D me një drejtor të quajtur "Erioni i IMT". Po a ka shqiptar që nuk e di që ky është Erion Rrapaj, shefi politik në Kombinat, ish titullar në IMT, përgjegjësi kryesor për fabrikën e asfaltit, që shtronte rrugët me asfalt vetëm për të gënjyer qytetarët. Njeriu që është kallëzuar në SPAK prej meje, prej një viti, për fabrikën e asfaltit në Krrabë, ku bëhet evazion fiskalë dhe bashkia u kthye në pronë private, ku me asfaltin e bashkisë me puntorët e bashkise, shpalleshin tendera fiktivë dhe ktheheshin paratë në fushatë për të blerë vota. A ka turp më të madh? Si ka mundësi Klodian Braho nuk ke një përgjigje për Erionin e IMT? Apo ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje? Rast i paprecedentë, 7 kate pa leje, një pallat mbi një kullë në mes të kryeqytetit dhe ju mbyllni gojën. Kush jua ka mbyllur gojën? Jua kanë mbyllur paratë gojën?" u shpreh Këlliçi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI