Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Këlliçi akuza ambasadorit të BE, Gonzato: I shisni si model të rinjve hajdutin Erjon Veliaj!

Lapsi.al 6 September 2024
Këlliçi akuza ambasadorit të BE, Gonzato: I shisni si model

Belind Këlliçi ka drejtuar gishtin drejt zyrës së BE-së në Tiranë gjatë protestës së sotme para bashkisë, për arsyen se në hapjen e Kolegjit të Europës është thirrur të flasë edhe Erjon Veliaj.

Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato se po u shesin si model të rinjve të Tiranës një hajdut si Veliaj, që është nën hetim pasuror për vjedhjen e dhjetëra miliona eurove.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, ku regjisore kryesore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato, i cili ditën e sotme do t'i shesë të rinjve ekselente të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn një hajdut ordiner, një plehrë mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është nën hetim për vjedhjen e 132 milion euorve nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milion eurove nga dosja 5d. Të paktën dhjetra miliona euro tendera fiktive. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, që ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri zyra e delegacionit të BE së bashku me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershë, për çdo njeri me shtyllë kurrizore, për çdo njeri në këtë vend që ka një pikë dinjiteti. Mos vallë zyra e delgacionit të BE nuk e di që ky hajdut, Erjon Veliaj është nën hetim pasuror? Për çfarë e thërrisni Erjon Veliajn?”, u shpreh Këlliçi.

Lexo edhe: Belind Këlliçi, akuza prokurorit të SPAK, Klodian Braho në protestën para bashkisë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI