Flash

SHBA në alarm, Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për të goditur Kievin

Lapsi.al 7 September 2024
SHBA në alarm, Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për

Irani ka transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për të ndihmuar Moskën që të vijojë luftën në Ukrainë. Një burim ukrainas për Sky News ka konfirmuar lëvizjen e Teheranit duke thënë se janë më shumë se 200 raketa që i janë dorëzuar Kremlinit, çka shënon një rritje të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake iraniane për Moskën.

Ndërkohë, drejtori i CIA-s Bill Burns teksa u pyet për këtë zhvillim të ri kur ai u shfaq në një ngjarje në Londër me homologun e tij britanik, kreun e MI6 Sir Richard Moore refuzoi ta konfirmonte atë.

"Nëse Irani do të dërgonte raketa balistike... do të ishte një përshkallëzim dramatik i natyrës së partneritetit të mbrojtjes", tha Burns.

Ndërkohë burimi ukrainas tha se një anije ruse transportoi raketat Fatah-360, secila me një rreze prej më shumë se 70 miljesh, në një port rus në Detin Kaspik. Parashikohet që municionet tani do t'i nënshtrohen testeve, ndërsa ushtria ruse do të kryejë stërvitje me to përpara se të nisen për tu përdorur në front kundër Ukrainës.

Regjimi iranian ka furnizuar tashmë sasi të mëdha dronësh sulmues, si dhe predha artilerie dhe municione, duke ndihmuar në fuqizimin e fuqisë së zjarrit rus në fushën e betejës me efekt shkatërrues. Sakaq prej kohësh ka ekzistuar dyshimi se Irani mund të ketë furnizuar me raketa balistike Rusinë.

Të këshilluara

Sondazhi: Trump kalon para Kamala Harris

Sipas sondazheve të fundit shanset që ish-presidentit Donald Trump të fitojë në zgjedhjet e 5 nëntorit janë më të lartat që kanë qenë në më shumë se një muaj. P...

19:18

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI