Flash

Video/ Uruguaji nuk do të ketë më një 'Pistolero': Suarez i jep lamtumirën kombëtares në lot

Lapsi.al 7 September 2024
Video/ Uruguaji nuk do të ketë më një 'Pistolero':

Ndeshja e fundit me kombëtaren për Luis Suarez, i cili i dha lamtumirën Uruguait në barazimin 0-0 ndaj Paraguajit, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Për 'Pistelero', kapiten i kombëtares, momente prekëse nën koret dhe pankartat e tifozëve si dhe për praninë e familjes së tij në fushë. Suarez largohet nga Uruguai pas 142 paraqitjeve (i dyti me më shumë prezenca i të gjitha kohëve) dhe titullit të golashënuesit më të mirë me 69 gola, ndërsa ka fituar Kupën e Amerikës në 2011.

Lexo më tej: Dhimbje torturuese në çdo hap, trondit Luis Suarez: “Më duhen pilula e injeksione para çdo ndeshje”

Në lamtumirën e Pistoleros, Uruguai barazoi pa gola me Paraguajin, duke rënë në -4 pas Argjentinës së vendit të parë. E Celeste ishte e para që rrezikoi, pasi në minutën e 13' Enciso nuk arriti të gjejë objektivin. Suarez, në të fundit me kombëtaren, goditi shtyllën gjashtë minuta më vonë. Më pas Rochet i shpëtoi vendasit nga Almiron, përpara se në minutën e 61' Diego Gomez të barazonte shtyllat. Mundësia e fundit ishte e Ugarte, por konkluzioni i tij u ndal nga një super Fernandez. Uruguaji mbetet gjithësesi në një seri pozitive edhe pse u ndal pas tre fitoreve radhazi, në vendin e dytë me 14 pikë. Me +8 nga vendi i tetë Uruhuaji është i sigurtë në zonën e hyrjes direkte në Kupën e Botës 2026.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI