Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Video/ Forma fizike e sikletshme, por prekja nuk ka humbur: magjia e Rooney kthen tifozët pas në kohë

Lapsi.al 8 September 2024
Video/ Forma fizike e sikletshme, por prekja nuk ka humbur: magjia e Rooney
Wayne Rooney u largua nga futbolli 3 vjet më parë dhe që nga ai moment filloi karriera e tij e luhatshme si trajner, duke filluar nga Derby County. Historia vazhdoi në MLS me DC United dhe më pas Rooney u kthye përsëri në Angli te Birmingham dhe Plymouth, skuadër kjo e fundit ku ish-sulmuesi është ende menaxher. Që kur nuk është më lojtar, sigurisht që nuk mund të thuhet se ish-sulmuesi anglez ka qëndruar në formë. Në fakt ai ka vënë dukshëm disa kilogramë më tepër. Në fund të fundit, edhe kur ishte në maksimumin e tij, fiziku i tij linte të dukeshin disa rrumbullakësi të dyshimta... Lexo më tej: Video/ Garnacho shënon si Rooney e feston si Ronaldo: 'goli i vitit' i argjentinasit, United tris ndaj Everton Këmba, megjithatë, është gjithmonë tepër magjike, dhe Wazza e demonstroi këtë edhe një herë në një ndeshje mes lavdive të vjetra të Manchester United dhe Celtic Glasgow, të luajtur në Old Trafford. Magjia nga një goditje dënimi është nostalgji e pastër.

ROONEY NUK E KA HUMBUR PREKJEN

Kishte shumë ish-kampionë të Djajve të Kuq në fushë në ndeshjen kundër lavdive të Celtic, por sigurisht më i prituri ishte Wayne Rooney. Dhe pavarësisht një forme që është, për të mos thënë, e sikletshme, 38-vjeçari nga Liverpool ka treguar se klasi është diçka e përjetshme. Në barazimin 1-1 në Old Trafford, ish-sulmuesi i cili shënoi gati 400 gola në karrierën e tij, zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi me të vërtetë magjike nga hyrja e zonës. Një gol që i ktheu tifozët e Man Utd dhe të gjithë tifozët e futbollit dhjetë vjet pas në kohë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI