Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Video/ Çark për Kvara e filozofia e Klopp, Sylvinho është gati për Gjeorgjinë: “Duhet me 100 në orë”

Lapsi.al 9 September 2024
Video/ Çark për Kvara e filozofia e Klopp, Sylvinho është

“Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot. Gjeorgjia është një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”. Sylvinho është gati për sfidën e re kundër Gjeorgjisë, përpara publikut të shtëpisë ku braziliani dhe kuqezinjtë nuk lejojnë gol prej gati dy vjetësh. Suksesi me Ukrainën e ka rritur moralin e kuqezinjve, por përballë do të jetë një skuadër që vjen nga dominimi 4-1 ndaj çekëve.

Si e tillë ndeshja ka peshë dhe duhet një ekip me energji të plota, gjë që e bën brazilianin Sylvinho të mos zbilancohet në lidhje me formacionin: “Duhet të shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje kemi vetëm një seancë të shkurtër stërvitore në Pragë. Sot duhet parë se si janë lojtarët. Duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 24 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në darke”.

FILOZOFIA E KLOPP

E qartë se konsumi i energjive të kuqezinjve ka qenë më i madh se i kundërshtarëve të tyre, por për teknikun Sylvinho nuk duket një problem. Të paktën jo nëse aplikohet një filozofi e Jurgen Klopp: “Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intensitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh”.

Lexo më tej: Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

ANTI-KVARA

Masat për Khvicha Kvaratskhelia nuk janë si për të tjetër, edhe pse Gjeorgjia nuk është vetëm sulmuesi i Napolit: “Bëhet fjalë për një lojtar shumë të madh, i fortë fizikisht, teknikisht i fortë. Çdo gjë që bën në fushë është e nivelit të lartë. Por përtej tij, kanë 4-5 lojtarë të shkëlqyer, nuk u them emrat se e kam të vështirë, por janë lojtarë që i shoh prej një muaji”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI