Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gaz Bardhi: Jam me syze, por nuk më tremb përballja me Belinda Ballukun në Fier

Lapsi.al 9 September 2024
Gaz Bardhi: Jam me syze, por nuk më tremb përballja me Belinda

Në emisionin “Open” në News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk do të ketë një drejtues politik për Diasporën  edhe pse socialistët kanë përzgjedhur Taulant Ballën si drejtues politik për këtë çështje.

“Ne kemi një sekretariat të tërë për Diasporën, nuk mund të kemi një drejtues politik, pasi diaspora është e shpërndarë në disa shtete. E kuptoj sepse tërheq vëmendje emri i Taulant Ballës, pasi Edi Rama mendon se diaspora janë çunat e Dubait, kur në fakt ato janë një minorancë e vogël, e diasporës së shqiptarëve”, tha Bardhi.

Bardhi do të përballet me Belinda Ballukun në Fier, ku janë caktuar drejtues politikë nga PD dhe PS. Bardhi tha se zonjën Balluku e njohin shqiptarët.

“Edhe pse jam me syze dhe ndoshta nuk jam i fortë në sherr me grushte, nuk më tremb Balluku. Ajo vjen me fuqinë e krimit të organizuar, me atë të korrupsionit, ndërsa unë shkoj me ndershmërinë time.

Kam bindjen e thellë që Qarku i Fierit që do e ndëshkojë Partinë Socialiste, është një nga qarqet me fuqinë ekonomike më të madhe, por është braktisur nga PS-ja, edhe pse i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

Do të jetë reagimi më i fortë krahasuar me qarqet e tjera. Nuk kam asnjë shqetësim që do kem përballë një njeri që e suporton krimi i organizuar, pasi krimi suporton njerëzit e korruptuar”, - tha Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI