Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Ndërtimet te Selman Stërmasi/ Jorida Tabaku: Prona publike po grabitet!

Lapsi.al 9 September 2024
Ndërtimet te Selman Stërmasi/ Jorida Tabaku: Prona publike po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një denoncim që sipas saj lidhet me Korporatën e Inestimeve Shqiptare (KIESH), një strukturë që siç thotë ajo është krijuar me qëllimin e keqpërdorimit të pronave publike dhe private në emër të zhvillimit.

Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook shkruan se qeveria po përdor KISH si një maskë për të fshehur abuzimet me pronat publike.

Lexo edhe: Tjetër stadium me kullë? Kompanitë e ndërtimit futen tek “Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi”

Sipas deputetes demokrate “Koorporata e Investimeve nuk është gjë tjetër veçse një institucion që ekziston për të pasuruar një pakicë të lidhur me pushtetin, ndërsa qytetarët shqiptarë vuajnë pasojat e abuzimeve të kësaj strukture”.

“Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendosë, në mënyrë të nxituar dhe pa konsultim publik, që t’i japë Korporatës së Investimeve dy sipërfaqe të mëdha, të cilat shërbejnë si terrene sportive. Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” janë lënë me dashje në harresë nga Bashkia, e cila ka lejuar degradimin e tyre me qëllimin e vetëm për të justifikuar ndërtimin e kullave shumëkatëshe”, shkruan Jorida Tabaku.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Kur shteti bën biznes!

Në vitin 2019, me një procedurë të paligjshme dhe të palogjikshme, qeveria shqiptare, përmes një parlamenti që funksionon vetëm si noter i mazhorancës, miratoi krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kjo strukturë e re nuk është gjë tjetër veçse një maskë për të mbuluar keqpërdorimin e pronave publike dhe private, gjithmonë nën justifikimin e “zhvillimit.”

Kësaj radhe, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendosë, në mënyrë të nxituar dhe pa konsultim publik, që t’i japë Korporatës së Investimeve dy sipërfaqe të mëdha, të cilat shërbejnë si terrene sportive. Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” janë lënë me dashje në harresë nga Bashkia, e cila ka lejuar degradimin e tyre me qëllimin e vetëm për të justifikuar ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

Këto prona nuk janë të parat e as do jenë të fundit, korporata e investimeve ka ndërmarrë një operacion kirurgjikal në te gjithë Shqipërinë duke identifikuar prona tejet të majme financiarisht prej pozicionit për t’i dhënë për ndërtim, sepse kjo është një situatë “win-win” thotë realicioni. Duke nënkuptuar që aty fiton korrupsioni, pasurimi i një klike të vogël në kurriz të shumicës.

Nuk ka si të jetë ndryshe përderisa deri më sot, Korporata e Investimeve Strategjike ka qenë një institucion qokash që merrte paga, bonuse e shpërblime të majme duke u mjaftuar me kryerjen e operacioneve të marrjes së fondeve publike pa realizuar apo raportuar ndokund për projektet apo planet e saj. Lëre më pastaj të tërhiqte ndonjë investim të huaj strategjik, sikundër na u shit ditën kur u votua.

Mirëpo, glutonia e një qeverie të tillë nuk mbaron dot ndaj kanë nisur të punojnë për projekte me qëllime të qarta grabitqare përfshirë edhe mbledhjen e çdo prone publike me qëllim “shfrytëzimin”. Duke konvertuar pak a shumë shtetin në një entitet privat, apo më saktë duke e shndërruar qeverinë në një pronë private të disa individëve që nuk raportojnë për të mirën publike por thjesht e marrin me arrogancë. Kjo duhej të kish hapur një debat të gjerë për mënyrën e qeverisjes, çfarë bën shteti e çfarë duhet të bëjë privati? Për publiken e privaten.

Qeveria shqiptare që është ndër më të korruptuarat në vite dhe në rajon. Me një listë të gjatë ish funksionarësh nën hetim për afera koncesionare dhe abuzime me pronat publike. Shumë pyetje të tjera mund të kishin lindur duke nisur që me faktin se sot shteti nuk po ofron dot shërbimet bazë në shëndetësi e punë publike që i koncesion e tani po mendon për hapjen e bizneseve për dhënie lejesh ndërtimi e administrim pronash?

Korporata e investimeve është produkti i një ligji të debatuar dhe kam denoncuar fortë vite më parë nga çdo foltore e mundshme, si një nga ligjet me porosi që kurrë nuk e ka fshehur qëllimin e tij të keq për të abuzuar me pronat publike sikur të jenë pronat private të qeverisë. Një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, me bindje të plotë për t’i shërbyer edhe një herë pakicës jo shumicës!

Për asnjë nga këto vendime e prona nuk është zhvilluar asnjë proces transparent dërgesash publike. Projektet mbeten të fshehta dhe larg syve të qytetarëve. Transparenca dhe përgjegjshmëria ndaj publikut janë detyrime, jo opsione!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI