Flash

Nicole Kidman largohet me urgjencë nga Festivali i Filmit

Lapsi.al 9 September 2024
Nicole Kidman largohet me urgjencë nga Festivali i Filmit

Nicole Kidman ndërpreu pjesëmarrjen në Festivalin e Filmit në Venecia, pasi mësoi se nëna e saj, Janelle Ann Kidman, kishte ndërruar jetë. Regjisorja e "Babygirl", Halina Reijn, njoftoi largimin e aktores  ndërsa mori në dorëzim çmimin e Kidman si aktorja më e mirë.

Nicole bëri një postim  vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në Venecia, duke njoftuar lajmin se “nëna e saj e  sapo kishte ndërruar jetë.”

“Jam totalisht në shok dhe duhet të shkoj te familja ime, por ky çmim është për të,” tha aktorja e “Moulin Rouge”.

“Ajo më formësoi për njeriun që jam sot, më udhëhoqi në jetë dhe unë jam shumë mirënjohëse që mund ta flas në emrin e saj, përmes regjisores Halina. Përplasja e jetës dhe artit është zemërthyese në këto momente.”

Një përfaqësues i Nicole konfirmoi gjithashtu lajmin e trishtë, duke shtuar se familja ka nevojë për privatësi në këtë moment të vështirë për të gjithë. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Të këshilluara

Selena Gomez bëhet miliardere

Selena Gomez është bërë zyrtarisht një miliardere, me Bloomberg që raportoi të premten se aktorja ka një pasuri neto prej 1.3 miliardë dollarësh. Media kredi...

12:36

Ndahet nga jeta reperi Rich Homie Quan

Reperi Rich Homie Quan është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Fulton tregoi se Spitali Grady Memorial i njoftoi at...

18:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI