Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Spiropalizimi i të rinjve që duan të bëhen deputetë të PS: Edi Rama është himni ynë. Ju na bëni krenarë ditë për ditë!

Lapsi.al 9 September 2024
Spiropalizimi i të rinjve që duan të bëhen deputetë

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”. Mes tyre ishte edhe një nënë e re me origjinë nga Gjirokastra, që jeton prej 14 vitesh në Athinë.

Fjala e saj ishte e mbushur me patetizma dhe elozhe për liderin suprem të Tiranës. Duke u munduar të shpjegonte arsyet e kandidimit të saj, ajo tha se Edi Rama është një himn.

“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi.

Nuk dihet nëse ajo do të përzgjidhet si kandidate për deputete, por edhe kaq sa dëgjuam prej saj mjafton për të kuptuar se sa i thellë është fenomeni i spiropalizimit në PS, jo vetëm tek figurat aktuale politike, por edhe te gjoja prurjet e reja anonime me formulat e shpikura nga Edi Rama. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI