Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Video/ Shqipëria, hap mbrapa në Ligën e Kombeve: Gjeorgjia i jep fund pathyeshmërisë së “Air Albania”

Lapsi.al 10 September 2024
Video/ Shqipëria, hap mbrapa në Ligën e Kombeve: Gjeorgjia i jep

Shqipëria është mposhtur 1-0 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve. Pas triumfit me Ukrainën, për kuqezinjtë ka ardhur një humbje në shtëpi ndaj një rivali që ruan pathyeshmërinë në precedentët në 7 ndeshje radhazi. Një pjesë e parë në kontroll në Air Albania dhe pastaj një goditje e marrë ndoshta në momentin kur Sylvinho po tentonte diçka më shumë.

Në takimin e sotëm në “Air Albania”, kuqezinjtë vinin pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e parë. Por ndryshe nga sfida me të besuarit e Rebrov, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho nuk arritën të përsërisin të njëjtën lojë ndaj Gjeorgjisë, që luajti më e tërhequr, duke përdorur kundërsulmin. Kuqezinjtë nuk mundën të depërtonin mbrojtjen kundërshtare duke mos regjistruar asnjë gjuajtje në portën e Mamardashvilit.

Ndeshja u vendos në minutën e 71'-të nga një supergol i shënuar nga Kochorashvili. Mbrojtësi gjeorgjian, ia doli të shënojë në portën e Strakoshës, i cili në dy raste në fund shmangu një humbje më të thellë me pritjet e tij.

Lexo më tej: 19 vjet pa fitore, Shqipëria kërkon të thyejë serinë negative me Gjeorgjinë

Kjo është humbja e parë për trajnerin Sylvinho, në “Air Albania”, nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve. Madje goli i shënuar nga Kochorashvili ishte i pari i pësuar brenda mureve të shtëpisë prej gati dy vitesh. Pas këtij takimi, Shqipëria mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të tretë.  Gjeorgjia renditet e para, me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI