Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Alizoti: Të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë te institucionet e drejtësisë

Lapsi.al 11 September 2024
Alizoti: Të gjithë padrejtësitë në Shqipëri

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti në fjalën e tij për SYRI TV është shprehur se të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë te institucionet e drejtësisë.

Alizoti ka theksuar se në një vend të korruptuar ku kryebashkiaku i përfshirë në skandalin e inceneratorëve dhe në një vend ku shqiptarët kanë lënë vend është e logjikshëm që vetëm drejtësis nuk ka këtu.

"Të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë të institucionet e drejtësisë. Si gjykatat popullore si sigurimi shtetit të gjitha institucionet që janë ndërtuar nga partia mëmë e PS historikisht këtë gjë kanë bërë.

Mos harroni se të gjithë padrejtësitë në botë i kanë bërë institucionet, në një vend të korruptuar si Shqipëri, në një vend ku kryeministri është totalisht i korruptuar dhe në një vend ku zv.kryeministri thotë që miku im kryeministri vendit do të më ekzekutonte me të gjithë familjen nuk mund të presësh drejtësi.

Ku ministri i brendshëm drejton trafikun e drogës, ku kryebashkiaku i përfshirë në skandalin e inceneratorëve dhe në një vend ku shqiptarët kanë lënë vend është e logjikshëm që vetëm drejtësisë nuk ka këtu.

Berisha shtroi procedurat, unë shkoj më lart shkoj të qëllimi, qëllimi i institucioneve është të godasin të pushtetshmit dhe ai rrezikon drjetësinë dhe të dobëtin. Drejtësinë nuk e rrezikon Berisha pasi ai nuk ka pushtet por atë e rrezikon Rama. SPAK duhet të shpjegoj se përse nuk thërritet Veliaj për skandalet."

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI