Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha futet në SPAK: Më kanë hetuar deri në tre breza, po shkoj të marr akuzën politike

Lapsi.al 11 September 2024
Berisha futet në SPAK: Më kanë hetuar deri në tre breza, po

Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pak përpara se të hyjë në SPAK, tha se po shkon që të marrë akuzën politike.

"Jam sot për tu paraqitur atyre betimin solemn se Rama jo vetëm që nuk do marrë mandat të 4 por shumë shpejt do ta lëshojmë me pjesën e trupit që ka më qef në tokë. SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës më ka hetuar në tre breza deri tek mbesat, në kohë që ato ende nuk kishin lindur." - u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur para publike. Sipas tij, toka kurrë nuk është shpronësuar. Prokurorinë e Posaçme e quajti prokurori private të Edi Ramës.

"Në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur para publike. Toka kurrë nuk është shpronësuar. 

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në ndonjë dokument. Nuk ka asnjë fakt penal në hetimet që zgjatën sa një Luftë Botërore. Sot po njihem me akuzën politike." - u shpreh Berisha.

Pas rreth 15 minutash para mediave, Berisha në ora 12:21 u fut në SPAK. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI