Flash

"Kam vetëm tre lojtarë që kanë luajtur në Superiore": Shkëmbi 'mister X', gjen alibi për barazimin

Lapsi.al 11 September 2024
"Kam vetëm tre lojtarë që kanë luajtur në

“Na vjen keq, se për pak sekonda po fitonim. Në 30 minutat e para kemi gabuar shumë, nuk kemi qenë skuadra që kemi qenë në stërvitje e që duam të jemi, që kemi qenë në shumicën e kohës deri tani". Bledi Shkëmbi nuk e fsheh mërzinë që i shpëtoi nga duart fitorja e parë në kampionat pikërisht në minutën e pestë shtesë. Për Tiranan katër barazime në katër" "E vërtetë, kemi pësuar gola naivë, sidomos me Egnatian por edhe sot. Sidomos dy golat sot ishin shumë naivë. Ndoshta ka të bëjë eksperienca në ato momente, sidomos në sekondat e fundit".

Shkëmbi e gjen alibinë, duke iu referuar golit të shënuar nga Ruçi, që gjeti të pavendosur mirë një skuadër që duhet të menaxhonte fitoren vetëm për pak minuta: "Është edhe eksperienca. Unë nuk justifikohem por ka në fushë vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në Superiore. Patjetër do të na duhet pak kohë për të qenë më kompakt e për të patur pak më shumë eksperiencë".

Lexo më tej: Video/ Tirana e përmbysi me dygolëshin e Ndrecës, Ruçi i heq fitoren në shtesë: Bylis i Egbo rrëmben pikën

Shkëmbi pastaj sqaroi edhe situatën me Haxhiun: "Asnjë problem, ka qenë vendim taktik, por Abel ka bërë dy ndeshjet e para goxha te mirë, ka dhënë pritshmëritë e tij. Unë e njoh Haxhiun shumë mirë që te Dinamo, ai na jep diçka me tepër nga lojtarët e tjerë. Por atij i kërkoj më shumë, nuk duhet të jetë fragmentar gjatë lojës. Nëse ai e Ndreca vazhdojnë kështu, ne dimë që mund të bëjnë ndryshimin", e mbylli Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI