Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ngacmoi s*ksualisht dy të mitura në lulishte, gjykata lë në burg 56-vjeçarin në Korçë

Lapsi.al 11 September 2024
Ngacmoi s*ksualisht dy të mitura në lulishte, gjykata lë në

Gjykata lë në burg 56-vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi tentoi të kryente veprime të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56- vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t'i prekë në pjesë të trupit. Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë më herët për vepra të tilla penale.

'Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 11.09.2024 ora 09:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit N.Zh i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vepra të turpshme", parashikuar nga neni 108/1 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas", njoftoi gjykata.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI