Flash

Orlando Bloom: Roli në "The Cut" më kushtoi jetën

Lapsi.al 11 September 2024
Orlando Bloom: Roli në "The Cut" më kushtoi jetën

Orlando Bloom ka folur së fundmi për ndikimin që ka patur filmi “The Cut” në shëndetin e tij.

Filmi u shfaq si premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ndërsa Orlando Bloom u shpreh se roli e bëri që të mendonte se “do të vdiste” për shkak të rënies drastike në peshë.

“Isha shumë i uritur gjatë gjithë kohës,” tha Bloom në një intervistë për “People”. “Tri javët e fundit në Londër, para se të fillonim xhirimet, ishin vetëm ton dhe kastravec.”

Nga ana tjetër, partnerja e aktorit, këngëtarja Katy Perry, duket se është tronditur jo pak nga transformimi i tij për këtë rol. Madje, kur e pa për herë të parë ajo "thjesht ishte e tmerruar," tregoi Bloom.

“Ajo më pa dhe tha: “Më duhet një pije e fortë,” tha aktori për reagimin e partneres së tij. “Ajo ishte vërtet e prekur, por Katy e dinte mirë se çfarë duhej për atë film.”

Perry e mbështeti Bloom gjatë xhirimeve duke mbajtur u kujdesur për fëmijët në shtëpi ndërsa ai ishte larg.

“Ajo ishte aty gjatë gjithë kohës, me fëmijët dhe gjëra të tjera”, tha Bloom për këngëtaren e “Fireworks”. Dyshja janë të dy prindër të vajzës 4-vjeçare, Daisy Dove. Aktori është gjithashtu baba i djalit Flynn, të cilin e ndan me ish-gruan e tij, Miranda Kerr.

Të këshilluara

Beyoncé flet për ndikimin e famës

Beyoncé foli së fundmi për ndikimin e famës. Në një intervistë të re me revistën GQ, këngëtarja u pyet nëse etiketimi si “perfeksioniste” është ndonjëherë ba...

15:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI