Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Safet Gjici shtrohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 11 September 2024
Safet Gjici shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është detyryar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital. Bëhet me dije se prej rreth një jave Gjici është shtruar në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Burimet gjithashtu theksojnë se Gjici ndodhet në katin e katërt të spitalit në pavionin e Patologjisë. Po ashtu theksohet se familjarë të Gjicit janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve për 24/7.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ Dosja.al

Të këshilluara

Merr flakë mobileria në Peshkopi

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë. Për shkak të materialeve prej druri, zja...

18:00

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI