Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

U kap duke shitur kokainë dhe ekstazi, arrestohet 33-vjeçari në Dhërmi

Lapsi.al 11 September 2024
U kap duke shitur kokainë dhe ekstazi, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar i cili u kap duke shitur kokainë dhe tableta ekstazie në Dhërmi është vënë në pranga. Mësohet se L.H 33 vjeç, shiste lëndë narkotike në tabakinon që administronte.

Pas disa kontrolleve në tabakinon dhe shtëpinë e 33-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Parts 31", goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Vihet në pranga një 33-vjeçar që shiste doza kokaine dhe tableta ekstazi, në tabakinon që administronte, në Dhërmi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe tableta me ekstazi, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, të cilat u gjetën në dyqanin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Parts 31," si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

- L. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Safet Gjici shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është detyryar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spi...

17:30

Merr flakë mobileria në Peshkopi

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë. Për shkak të materialeve prej druri, zja...

18:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI