Flash

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA

Lapsi.al 11 September 2024
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit. Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Kiev me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Sa i përket planit të fitores... varet kryesisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë”, tha Zelenskyy gjatë një konference për media.

Deklaratat e tij vijnë vetëm dy muaj para se në SHBA të mbahen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave mund të paraqesë sfidë për Ukrainën. Zelenskyy tha se ai ka një plan, sipas të cilit, lufta do të përfundonte deri në nëntor, kur edhe mbahen zgjedhjet në SHBA.

Ai ka argumentuar se inkursioni i befasishëm i trupave ukrainase brenda rajonit Kursk të Rusisë i lejon Kievit që të hyjë në negociata të mundshme nga një pozicion i fuqisë. Në qershor, Ukraina mbajti një samit të paqes në Zvicër, ku udhëheqësit dhe zyrtarët kryesorë nga më shumë se 90 shtete morën pjesë, por Rusia nuk u ftua në samit.

Zelenskyy që atëherë ka thënë se Moska do të duhet të përfshihet në një takim të radhës. Kremlini, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve që kur Ukraina nisi ofensivën në Kursk.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI