Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Bardhi - ministrit të Brendshëm: Je zëdhënësi i Pëllumb Gjokës

Lapsi.al 12 September 2024
Bardhi - ministrit të Brendshëm: Je zëdhënësi i

Gjatë seancës së sotme plenare kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhaj, lidhur me ndikimin e bandave në emërimin e drejtuesve të Policisë.

Bardhi në replikë me Hoxhën tha se i referohej dokumenteve zyrtare në dosjet e SPAK. Në këtë kuadër Bardhi tha se emërimet në Policinë e Shkodrës bëheshin nga Bajrat dhe Pëllumb Gjoka.

Sipas Bardhit, drejtorin e policisë së Shkodrës Edmond Sulajn e ka emëruar Pëllumb Gjoka.

“Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” i tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”, tha Bardhi.

Sot në Kuvend Bardhi zbardhi disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.

Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës. Sipas Bardhit drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.

Por këto akuza u hodhën poshtë nga deputeti socialist Erjon Braçe. Dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha reagoi duke hedhur poshtë akuzat kur vetë Bardhi nuk ishte në sallë.

Sulaj u emërua në Tetor 2023, kurse bisedat e SKY ECC janë të vitit 2021. Ndërkohë në një reagim drejtori i policisë së Shkodrës i ka quajtur shpifje dhe se do të bëjë padi ndaj deputetit demokrat.

Debati në kuvend

Gazment Bardhi: “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.

Erjon Braçe: Çfarë ndodhi në mëngjes?

Një deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë u çua këtu, lexoi ca kode dhe bën këtë vazhdimisht e vazhdimisht në emër të Prokurorisë,  ngriti gishtin dhe ulëriti në në këtë sallë. Mondi! Mondi i përfshirë në krim të organizuar dhe kush është Mondi tha? Drejtori i policisë së Shkodrës.

Nëse nuk do ta bënte këtë gjë një njeriu që është në hierarkinë e lartë të politikës së këtij vendi natyrisht që punë e madhe, ka plot shpifës ordinerë që e bëjnë këtë...

Ministri Ervin Hoxha: “Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes. Gënjeshtra e parë, ishte komunikimi përmes zotërisë Mondi në encrochat me të ashtuquajturin ministër.

Lajmi ne perditesim...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI