Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Minatorët protestojnë para parlamentit në kërkim të statusit/ Na premtuan që më 2013 dhe na gënjyen

Lapsi.al 12 September 2024
Minatorët protestojnë para parlamentit në kërkim të

Minatorët kanë protestuar sot para parlamentit duke kërkuar nga deputetët miratimin e statusit të minatorit.

Ata thonë që është e patolerueshme që një minator që ka punuar 30 vjet të marrë 150 mijë lekë. Sipas tyre, statusi është në sirtarët e Kuvendit, duke bërë thirrje që të miratojnë ligjin që vetë e kanë bërë.

“Miratoni statusin e minatorit, më mirë vonë se hic. Të marrësh 150 mijë lekë minatori me 30 vjet është e pafalshme. Ju deputetë e keni bërë detyrën, statusi është aty në sirtarët te kuvendit, prandaj atë që keni bërë vetë miratojeni”, tha një prej minatorëve.

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00 dhe gjatë tubimit asnjë prej ligjvënësve nuk mori kontakt me minatorët. Edhe më parë ata kanë protestuar disa herë para Ministrisë së linjës dhe Parlamentit, duke kërkuar statusin, pensionin, përmirësimin e kushteve dhe elementë të tjerë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI