Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Osmani: Të forcojmë mbrojtjen, Serbia është kthyer në shtetin më të fuqishën të Putinit në Europë

Lapsi.al 12 September 2024
Osmani: Të forcojmë mbrojtjen, Serbia është kthyer në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në Serbi dhe ndikimin e saj destabilizues në rajonin e Ballkoni Perëndimor, gjatë një interviste për TVP World. Osmani theksoi se këto veprime synojnë të krijojnë një “front të ri kundër Perëndimit.” Presidentja vlerësoi se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit përmes Serbisë, dhe për këtë arsye, Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.

Vjosa përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët perëndimorë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë, të nxitura nga Rusia.

“Duhet të punojmë ngushtë me partnerët tanë nga bota demokratike për të ndalur iniciativat destabilizuese të Serbisë, të mbështetura nga Rusia. Në të njëjtën kohë, ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë për të qenë të aftë të vetëmbrohemi dhe të kontribuojmë për sigurinë në rajon,” deklaroi Osmani.

Të këshilluara

Berisha del nga SPAK/ Merret i pandehur

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është njohur me akuzën ndaj tij. Pas më shumë se 8 muajsh i mbajtur në arrest...

12:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI