Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama: Në çdo dokument rezulton se mbetjet nuk janë të rrezikshme

Lapsi.al 12 September 2024
Rama: Në çdo dokument rezulton se mbetjet nuk janë të

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në parlament, duke iu referuar eksportimit të mbetjeve, tha se në çdo dokument rezulton se këto mbetje nuk janë të rrezikshme. Rama tha se nuk janë politikanët që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij.

“Ngarkesa e eksportuar ka certifikatën e kërkuar. Në çdo dokument rezulton se mbetjet nuk janë të rrezikshme. Importuesi ose eksportuesi e japin përfundimin nëse janë mbetje të rrezikshme. Edhe nëse eksportuesit kanë kryer mashtrim, nuk janë politikanët që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij, por janë organet ligjzbatuese që ndajnë shapin nga sheqeri.

Vetëm në fantazinë malinje të atyre që nuk ia kanë idenë e punëve të shtetit bëhen analiza thes më thes e kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar, pastaj për të fituar, pasi janë sakatuar”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI