Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dalin PAMJET e dronit me telefona dhe drogë që hyri në burgun e Peqinit

Lapsi.al 13 September 2024
Dalin PAMJET e dronit me telefona dhe drogë që hyri në burgun e

Janë publikuar pamjet e dronit që mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:37, fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe hodhi dy pako brenda ambienteve të tij.

Pas kontrolleve u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe 8 fisha për karikimin e telefonave.

Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13 - 0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

“Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI