Flash

Jon Bon Jovi shpëton një grua nga vetëvrasja

Lapsi.al 13 September 2024
Jon Bon Jovi shpëton një grua nga vetëvrasja

Jon Bon Jovi ka shpëtuar një grua nga vetëvrasja, Lajmi u bë i ditur përmes një videoje të publikuar nga Departamenti i Policisë në Nashville. Në të, këngëtari shihet teksa i afrohet ngadalë një gruaje, për ta shpëtuar, teksa ajo synonte të hidhej nga ura e famshme John Seigenthaler Pedestrian në Nashville.

Bon Jovi ndodhej aty pranë pasi po xhironte videoklipin për këngën e re “People’s House”, kur ekipi i tij vuri re gruan, e cila po qëndronte në anë të urës dhe po mbahej te pjesa e bordurës. Bon Jovi shkoi ngadalë drejt saj dhe nisi t’i fliste. Më pas, gruaja kaloi në anën tjetër të urës.

Në momentin dhe vendin e duhur: Jon Bon Jovi shpëton një grua nga

Një burim i ciliishte në vendndodhje konfirmoi për Page Six se Bon Jovi di si të sillet në të tilla raste, për shkak të fondacionit të tij “Jon Bon Jovi Soul Foundation”, i cili ndihmon njerëzit që përballen me sfida të ndryshme, duke përfshirë urinë, pamundësinë për të pasur një shtëpi dhe varfërinë. Fondacioni në fjalë ka programe specifike për të mbështetur njerëzit, si dhe ofron programe për punësimin.

Burimi shtoi gjithashtu se për hir të respektit ndaj gruas, e cila ishte në një gjendje të rëndë emocionale nuk do të japë asnjë deklaratë mbi ngjarjen.

Të këshilluara

Cardi B bëhet nënë për herë të tretë

Cardi B njoftoi përmes Instagramit të enjten se mirëpriti fëmijën e saj të tretë me ish bashkëshortin Offsetmë 7 shtator. “Gjëja më e bukur",  ka shkruar ajo...

20:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI