Flash

Justin Bieber kërkon të bëjë paqe me Selena Gomez?

Lapsi.al 13 September 2024
Justin Bieber kërkon të bëjë paqe me Selena Gomez?

Justin Bieber shpreson të bëjë paqe  me ish të dashurën e tij Selena Gomez pasi mirëpriti fëmijën e tij të parë me Hailey Bieber.

Jack Blues Bieber erdhi në jetëmuajin e kaluar dhe duket se artisti tani po reflekton për marrëdhëniet e tij të kaluara. Një burim ka treguar se Justin është "i qetësuar" që kur u bë baba dhe shpreson të ndreqë gjërat me Selenën dhe të dashurin e saj Benny Blanco.

Ata thanë se Justin nuk ka asgjë tjetër veç paqes dhe dashurisë për të gjithë tani. Ndërsa prioriteti i tij është të kujdeset për të porsalindurin, burimi shpjegoi se ai ka një "listë të njerëzve me të cilët dëshiron të bëjë paqe".

Duke folur për revistën Life and Style, burimi shtoi: "Benny dhe Selena janë në krye të listës dhe ai ka vendosur të përpiqet përsëri të rregullojë raportet me ta. Ai thotë se do t'u shkruajë atyre një mesazh vërtet të përzemërt. "Ai ndihet kaq i bekuar tani dhe kjo e ka shtyrë atë të dëshirojë të përhapë dashurinë dhe energji të mirë."

Justin dhe Selena filluan të takoheshin në vitin 2009 pasi ai i bëri serenatë me këngën e tij One Less Lonely Girl në natën e Vitit të Ri të Dick Clark. Megjithatë, ata u ndanë për herë të parë dy vjet më vonë.

Vetëm një muaj më vonë, Bieber ndezi thashethemet për romancë me gruan e tij tashmë Hailey Bieber. Megjithatë, doli të ishin vetëm thashetheme dhe mars 2018, Selena dhe Justin u rikthyen. Vetëm gjashtë ditë më vonë, dyshja vendosën të bënin një pushim dhe nuk u desh shumë kohë që Justin dhe Hailey të rindeznin marrëdhënien e tyre.

Të këshilluara

Cardi B bëhet nënë për herë të tretë

Cardi B njoftoi përmes Instagramit të enjten se mirëpriti fëmijën e saj të tretë me ish bashkëshortin Offsetmë 7 shtator. “Gjëja më e bukur",  ka shkruar ajo...

20:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI