Flash

Deputetja Kearns: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

Lapsi.al 14 September 2024
Deputetja Kearns: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar së fundmi në lidhje me shtatë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Deputetja britanike ka thënë se pas deklaratave të Vuçiçit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet në Ballkan. Ajo shtoi se Vuçiç po e përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiç, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë).

Vuçiç po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, banorët e veriut të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, ka shkruar Kearns në platformë "X".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI