Flash

E ëma e Rabiot i përgjigjet teknikut të Juventus Motta: "Kurrë nuk kemi menduar të kthehemi te Juventus"

Lapsi.al 14 September 2024
E ëma e Rabiot i përgjigjet teknikut të Juventus Motta:
“Nuk më ka telefonuar, i uroj më të mirat”. Thiago Motta, trajneri i Juventus, hodhi poshtë çdo thashethem për rikthimin e mundshëm te Juventus të Adrien Rabiot, i cili u lirua më 1 korrikun e kaluar pas dështimit për të rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër. Francezi është ende në treg dhe duket se nuk mungojnë ofertat nga Arabia (vetë Cristiano Ronaldo duket se ka lëvizur për ta çuar te Al Nassr). Megjithatë, përgjigja e trajnerit italo-brazilian nuk i ka shpëtuar veshëve të stafit të ish-mesfushorit të PSG-së, që ka dashur të përgjigjet. Lexo më tej: "Faleminderit për këto 5 vite". Rabiot, lamtumirë Juventus, tifozët vërsulen: "Mund ta kishe kursyer" E ka bërë vetë e ëma e Rabiot, Veronique: "Kthimi te Juventus nuk ishte një opsion i marrë në konsideratë - tha ajo për L'Equipe -. Kur marrim vendime, ne marrim përgjegjësinë për to". Një përgjigje e mprehtë nga menaxherja e mesfushorit, i cili javët e fundit është përafruar edhe me Milan, Liverpool dhe Atletico Madrid. 29-vjeçari u pa në fushë për herë të fundit në Kampionatin e fundit Europian: Deschamps nuk e thirri në ndeshjet e fundit të Nations League, duke e quajtur situatën “të sikletshme”. Sidoqoftë, për momentin, Rabiot futbollin duhet ta shohë nga ekrani... edhe Juventusin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI