Flash

Izraeli godet Gazën, 14 viktima

Lapsi.al 14 September 2024
Izraeli godet Gazën, 14 viktima

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që goditën pjesën qendrore dhe jugore të Gazës, u vrarë të paktën 14 persona. Njëmbëdhjetë prej viktimave ndodheshin në një shtëpi, mes tyre tre gra dhe katër fëmijë.

Një nga sulmet goditi një tendë në qytetin Khan Younis ku strehohen palestinezë të zhvendosur nga lufta bëri të ditur të shtunën Mbrojtja Civile e Gazës.

Sulmet e së shtunën pasojnë ato të kryera në fillim të kësaj jave, që goditën një kamp me tenda të martën dhe një shkollë të Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Ndërkohë në Turqi, u zhvillua ceremonia e varrimit të aktivistes 26 vjeçare turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u varros në qytetin e saj të lindjes në Didim.

Ushtria izraelite tha se aktivistja, e cila jetonte në Siatëll të SHBA-së, ka të ngjarë të jetë qëlluar "indirekt dhe pa dashje" nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 6 shtator. Turqia njoftoi se do të kryejë hetimin e saj mbi rastin. Një protestuese izraelite, dëshmitare në vendngjarje tha se aktivistja u vra pas një demonstrate kundër vendbanimeve izraelite./VOA

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI