Flash

Përmbytje masive në Rumani, uji deri në 3 metra

Lapsi.al 14 September 2024
Përmbytje masive në Rumani, uji deri në 3 metra

Të paktën pesë të vdekur, dhjetëra të evakuuar e shumë panik kanë shkaktuar në rajonet lindore të Rumanisë përmbytjet masive, që kanë goditur më rëndë qarkun e Galacit e Vasluit.

Njerëzit janë detyruar të ngjiten në çatitë e shtëpive të tyre, duke pritur ekipeve e shpëtimit që t’i evakuonin. Shumë rrugë janë bllokuar në të dyja këto zona, ku për shkak të shirave të rrëmbyer, niveli i ujit në disa vende, mbërriti deri në 3 metra. Në Galaci, në ndihmë të misioneve të kërkim shpëtimit u dërgua edhe një helicopter Black Hawk.

Vërshimet e befasishme të ujit kanë prekur sipas autoriteteve lokale, 19 fshatra në tetë qarqe të rajonit. Reshjet e shiut janë parashikuar të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritet janë vënë në gatishmëri në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari, në jug të Gjermanisë dhe disa pjesë të Austrisë.

Në Çeki, 63 mijë banesa mbetën pa energji elektrike, një spital i qytetit të dytë më të madh të vendit, Bërno u evakua, ndërsa me dhjetëra linja hekurudhore u mbyllën për shkak të përmbytjeve apo pemëve të rrëzuara.

Në Poloni, me dhjetëra vetë u evakuan si masë paraprake nga zonat pranë basenit të lumit Nysa, niveli i të cilit është rritur ndjeshëm, teksa ministri i brendshem Tomasz Siemoniak paralajmëroi se më e keqja “nuk ka ardhur akoma”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI