Flash

Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si "kosh" refugjatësh

Lapsi.al 15 September 2024
Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si "kosh"

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin "Ruanda" i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin "Shqipëria". I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: "Po le ta shohim. është ende herët. Jam i interesuar për të parë se si do të funksionojë. Mendoj se të gjithë kështu janë. Por është ende shumë shumë herët".

Britaniku konfirmon kësisoj se mbetet i hapur për t'i dërguar refugjatët drejt Shqipërisë, ku ata mbyllen nëpër kampe, për të shmangur mundësinë e arratisjes dhe depërtimit ilegal në BE.

Kampet e izolimit të refugjatëve afrikanë janë në mbarim e sipër në Shëngjin dhe në Gjadër. Sipas paktit Rama-Meloni parashikohet që refugjatët të qëndrojnë për rreth një muaj aty, koha që nevojitet për kryerjen e procedurave të vlerësimit të kërkesës për azil. Në kampin e Gjadrit, që do të menaxhohet nga italianët është parashikuar të strehohen jo më shumë se 3 mijë refugjatë burra afrikanë në të njëjtën kohë.

Duhet thënë se ideja që po josh liderët europianë, për t'i mbyllur emigrantët afrikanë nëpër kampet e Shqipërisë, bie në kundërshtim me premtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit marrëveshja me Italinë konsiderohet "1 në 100".

Kështu e quajti ai në intervistën për Financial Times, kur tregoi edhe ofertën që i bëri ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson kur ishte në detyrë.

“Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, "E komplimentoj udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku. Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje, për t’i trajtuar". Unë thashë, "Më falni, kjo nuk është e mundur,” shpjegoi Rama për Financial Times.

Por deklarata e Keir Starmer shërben për të kuptuar edhe diçka tjetër.

Qeveria shqiptare ka bërë një propagandë të shfrenuar për të përçuar mesazhin se imazhi i Shqipërisë nëpër botë ka ndryshuar. Deputetët socialistë e konsiderojnë një "brand" të vërtetë të imazhit të Shqipërisë, kryeministrin Rama, që gjithnjë tërheq vëmendjen kur parakalon me atlete të bardha në takimet e ndërkombëtarëve.

Konfidencat e Edi Ramës me liderëve e BE-së, samitet ndërkombëtare që organizohen në Tiranë, ftesat për të diskutuar mbi tema globale janë pjesë e një narrative që tenton të bindë se vendi ynë ka kapur një pozicion kyç në arenën ndërkombëtare, tani që për imazhin kujdeset qeveria e Ramës.

Por kur liderët europianë i lënë mënjanë kortezitë dhe kalojnë në terma konkretë, tabloja përmbyset. Shqipëria del të jetë një venddepozitim emigrantësh në sytë e tyre. Çështja katandiset nëse do gjendet ndonjë vend tjetër të Afrikës që do pranojë refugjatët pasi të marrë ca para, apo t'ia ngecin Shqipërisë. Thënë këtë, kuptohet pse Edi Rama ia lejon vetes të përkëdhelet herë pas here nga "miqtë" e tij në samitet ku është i ftuar rregullisht.

Modeli që propozon marrëveshja Rama-Meloni për trajtimin e refugjatëve është kritikuar nga disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mes tyre janë Human Rights ëatch dhe Amnesty International që kanë ngritur shqetësimin për shkeljen e të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, "përfshirë edhe izolimin arbitrar të tyre” në kampin e Gjadrit.

Keir Starmer i konfirmoi gazetarëve se ka folur si me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron për çështjen e azilkërkuesve. Por kur është konsultuar me Xhorxhia Melonin ai tha se "Ajo ka disa ide të forta dhe shpresoj t'i diskutoj këto me të. Ne kemi folur se si t'i përmirësojmë operacionet e përbashkëta, pra është diçka për të cilën do të flasim"./Lapsi.al

Të këshilluara

Pikat më pikante të debatit Trump - Harris

Miliona shikues në SHBA dhe nga gjithë bota ndoqën Kamala Harris dhe Donald Trump në debatin e tyre të parë për rreth 90 minuta të martën në mbrëmje. Të tjer...

12:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI