Flash

I siguroi kopje çelësi dy personave me qëllim vjedhjen e banesës ku punonte, arrestohet sanitarja 33-vjeçare

Lapsi.al 15 September 2024
I siguroi kopje çelësi dy personave me qëllim vjedhjen e

Një rast vjedhjeje në një banesë është zbardhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se sanitarja 33-vjeçare E.K e cila punonte në banesën e një 59-vjeçari, ka bashkëpunuar me dy persona (vëllezër) me qëllim vjedhjen e shtëpisë.

Mësohet se 33-vjeçarja i siguroi dy vëllezërve kopje çelësash të banesës, dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve, ku këta të fundit hynë dhe vodhën bizhuteri dhe para. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Bëhet me dije së është arrestuar sanitarja E.K 33 vjeç, njëri nga bashkëpunëtorët F.H 42 vjeç, ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër A.H 36 vjeç.

Të këshilluara

Inteligjenca Artificiale, gara e çipave

Vazhdon gara për të kontrolluar zinxhirin global të furnizimit për çipat e Inteligjencës Artificiale. Vëmendja nuk është më vetëm te çipat më të shpejtë, por ed...

08:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI