Flash

Thiago Motta me ritmin e Allegrit: Vlahovic çalon, keq të rinjtë e tani vjen Champions

Lapsi.al 15 September 2024
Thiago Motta me ritmin e Allegrit: Vlahovic çalon, keq të

Pak raste të vërteta dhe qarkullim topi shumë i ngadaltë: në pasditen e Empolit dukej sikur po luante sërish Juventus i Allegrit. Një shenjë e vogël paralajmëruese pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit. Ka ende punë për të bërë për të integruar lojtarët e rinj, të cilët u shfaqën prapa në gjendje. Vetëm disa shkëndija erdhën nga Nico Gonzalez, Koopmeiners bëri më mirë në pjesën e dytë, por pa shkëlqim. E as Douglas Luiz nuk pati ndikimin e shumëpritur përkrah Locatelli. Duhet kohë, por durimi nuk rimon me Juventusin. E pas dy barazimeve 0-0 radhazi, tashmë ka nga ata që kanë filluar të ankohen edhe për teknikun Thiago Motta. E vetmja notë e vërtetë pozitive mbetet kompaktësia e mbrojtjes: katër ndeshje të luajtura dhe zero gola të pësuar. Në Serie A kjo veçse e parëndësishme nuk është.

Lexo më tej: Video/ Ismajli 'zhduk' Vlahovic, Empoli ndal Juven e Thiago Motta: "Nuk morëm atë që deshëm"

Motta, i cili kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të dominuar lojën, mund të jetë vetëm gjysmë i lumtur. Bardhezinjtë mbajtën topin (66% vs 34%), por mundësitë vërtet të rrezikshme mund të numërohen në gishtat e njërës dorë. Edhe ato pak të rëndësishme u shpenzuan nga një Vlahovic i pamjaftueshëm. Dusan e nisi mirë, por pastaj u ngatërrua në kaos. Serbi nuk goditi pas asistit të bukur të Nico Gonzalez, më pas nervozizimi e largoi nga ndeshja. Vitet kalojnë por defekti mbetet: a do të mjaftojnë elozhet nga Motta për të mbajtur moralin lart?

MANGËSITË E SHFAQURA

Barazimi me Empolin nxori në pah dy kufizime të merkatos së Juventus: mungesën e një zëvendësuesi të Vlahovic që do të përfshihej gjatë ndeshjes në vazhdim (a është vërtet Milik në projekt?) dhe mungesën e një lojtari me personalitet absolut në frontin ofensiv. Një nga ata që të zgjidh ndeshjen me një veprim të shpikur nga hiçi. PSV mbërrin në Torino të martën: kundër holandezëve, në Champions League, Zonja e Vjetër duhet të rrisë ndjeshëm ritmin e motorit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI