Flash

Deputetë sa në 1997/ Berisha i përgjigjet Ramës: Do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992

Lapsi.al 16 September 2024
Deputetë sa në 1997/ Berisha i përgjigjet Ramës: Do të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha. Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Berisha i ka kthyer përgjige kryeministrit Edi Rama se PD-ja në zgjedhjet e përgjithshme do të marrë aq mandatë sa ka marrë në '97. Më tej, Berisha theksoi se do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

"Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë.

Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike.

Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI