Flash

Presidenti kërkon dy makina të reja me vlerë 400 mijë euro dhe një godinë të re 4 milionë euro

Lapsi.al 16 September 2024
Presidenti kërkon dy makina të reja me vlerë 400 mijë euro

Presidenca kërkon 400 mijë euro për të blerë dy automjete për Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Dhjetë-fish më e lartë është shuma e kërkesës tjetër, asaj për ndërtimin e një godine të re do të shërbejë për stafin administrativ.

Stafi i Presidentit argumenton në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave se në ndërtesën e re do të ketë gjithashtu një ekspozitë dhe një bibliotekë.

Në kërkesën për shtim fondesh në buxhetin e vitit të ardhshëm, institucioni që drejtohet nga i Pari i Shtetit shpreh nevojën edhe për 5 milionë lekë të tjera për të blerë automjete në dispozicion stafit tekniko-administrativ të Begajt.

Që pas zgjedhjes së Begajt në krye Presidencës, buxheti i institucionit që më herët drejtohej nga Ilir Meta është 3-fishuar. Nga pak më shumë se 253 milionë lekë në vitin 2023, këtë vit Presidenca pati në dispozicion plotë 635.5 milionë lekë.

Ngjashëm pritet të jetë buxheti edhe për tre vitet në vijim, referuar tavaneve të shpenzimeve buxhetore.

Kërkesat e Presidencës, bashkë me buxhetin për vitin e ardhshëm do të kalojnë si fillim në “duart” e Ministrisë së Financave, për të shkuar më pas për miratim në qeveri./A2

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI