Flash

Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka

Lapsi.al 16 September 2024
Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra

Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë. Vendimi i është përcjellë bankave, me kërkesën për të dërguar informacionin për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

“Që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve… kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve, nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca….Lista e emrave të qytetarëve që do t’u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet, me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara”, - shkruan prokuroria.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy MCA dhe Final, të cilat akuzohen për mashtrim të mijëra klientëve, të cilët ishin debitorë në banka, por që më pas u shtrënguan të merrnin kredi të reja, me norma interesi përtej logjikës së borxhit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI