Flash

Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: "Fitorja në derbi"

Lapsi.al 16 September 2024
Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës

Nuk ka fitues në Arena Kombëtare, por nuk është çudi. Tirana merr barazimin e pestë radhazi në pesë ndeshje, pas një drame të vërtetë në kohën shtesë. Me ndeshjen në 1-1 pas golave të Kolës e Ze Gomes, Elbasani fitoi një penallti. Musta u hipnotizua nga Selmani dhe Shkëmbi meriton tani epitetin e mister X.

Verdheblutë kërkonin fitoren për të mos humbur kontaktin me kreun, ndërsa Tirana kërkonte suksesin e parë në kampionat. Një ndeshje e luajtur hapur, me shumë raste, disa paqartësi më shumë e në fund një barazim që ishte i merituar. Tirana goditi në këndorën e parë të ndeshjes dhe me shtatlartin Kola kaloi në avantazh në minutën e 22'. Një gol që ndezi edhe më shumë ndeshjen me reagimin e menjëhershëm të Elbasanit. Ze Gomes barazoi rezultatin, duke bërë gjithcka vetë e duke "djegur" Selmanin në shtyllën e parë.

[video width="754" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e87c1ad52f6.mp4"][/video]

“Mendoj se një përqindje mund ta ketë edhe eksperienca - tha Shkëmbi pas ndeshjes -. Nga barazimet po mundohemi të marrim më të mirën. Sot ishte një ndeshje pozitive që ishim futur për ta fituar. Në pjesën e dytë bëmë maksimumin për të shënuar 1 gol. Më vjen keq për barazimet, por mendoj se mund të merrnim ndonjë pikë më shumë në këto ndeshje. Shpresoj që fitorja të vijë sa më shpejt. Nuk është çudi që fitorja të vijë në derbi, do futemi për ta fituar".

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. Sidoqoftë, drama ishte rezervuar e gjitha në fund, kur një kontakt naiv brenda zonës. Jaku ndaloi Tsague dhe arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e 92'. Musta gaboi nga pika e bardhë, duke e lënë barazimin në fuqi, për zhgënjimin e Bordin, që gati preku fitoren e dytë radhazi.

[video width="754" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e87c25098a1.mp4"][/video]

“Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti - tha tekniku italian -. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës". Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.

[video width="734" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e87ec07a2d4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI