Flash

I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon ish-ministrja Kushi

Lapsi.al 17 September 2024
I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM kundrejt shumave që shkonin deri në 8 mijë euro.

Në dosjen e bërë publike nga mediat italiane përmendej edhe emri i Kushit, por kjo e fundit ka mohuar të ketë marrë ndonjë dhuratë nga pronari dhe administratori i WISDOM, të dy të arrestuar.

Lexo më tej: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton 

Kushi më tej nënvizon se MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Lexo më tej: Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University 

Akreditimi i institucioneve arsimore, thotë më tej Kushi, bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Reagimi: 

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI