Flash

Katastrofa në Poloni, kërkohet ndihmë nga BE

Lapsi.al 17 September 2024
Katastrofa në Poloni, kërkohet ndihmë nga BE

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk bën thirrje për fonde ndihmëse nga Bashkimi Evropian, pasi mijëra shtetas polakë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre. Thirrja e tij për mbështetje erdhi pas reshjeve të dendura të shiut në Evropën Qendrore që shkaktuan përmbytje jo vetëm në Poloni, por edhe në Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani dhe Austri.

Gjatë një konference shtypi, Tusk tha se do të na duhen mbi 1 miliard euro. Ai shtoi se ndihma financiare nga BE duhet të pritet pas përfundimit të përmbytjeve dhe se Polonia do të duhet të aplikojë për ta marrë atë. Tusk shtoi se ai pret një vizitë të afërt nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mënyrë që të fillojë të bëjë marrëveshje për fondet e ndihmës.

Ndërkohë, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen bëri thirrje për solidaritet në Evropë, duke thënë se kjo është diçka ku ne vërtet duhet të vendosim, së bashku si evropianë, se si mund të menaxhojmë dhe financojmë nevojën në rritje të përshtatjes dhe riparimit që do të shohim në vitet eja. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet deri më tani, ndërsa evakuime të mëdha janë bërë në Poloni, Republikën Çeke dhe Austri.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI