Flash

Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t'i paralajmëruar për Mbappè: "Bëni kujdes"

Lapsi.al 17 September 2024
Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t'i

Kylian Mbappé te Real Madrid ishte goditja e madhe e verës. Francezi i është bashkuar organikës së teknikut Ancelotti në ekipin aktualisht më të fortë në botë. Kombinimi duket i destinuar të jetë shkatërrimtar për kundërshtarët, pavarësisht se fillimi i Mbappe nuk ishte ai më i miri, me tre gola të shënuar, dy prej të cilëve me penallti. Një nga pyetjet më të shtruara me ardhjen e francezit në Madrid është se si do të bashkëjetonte ai me yjet e tjerë madrilenë, mbi të gjitha Vinicius. E thashethemet që vijnë nga Franca, për ndërhyrjen e Neymar, sugjerojnë se ai mund ta ketë më të vështirësi se pritej.

NEYMAR I SHKRUAN BRAZILIANËVE TË REAL

Gazetari Cyril Hanouna i Europe 1, një radio franceze, ka zbuluar një prapaskenë: Neymar i ka shkruar një letër brazilianëve të Real Madrid. Sulmuesi i Al-Hilal, që ka ndarë dhomën e zhveshjes me Mbappé nga viti 2017 deri në 2023 te PSG, në fakt ka dashur të paralajmërojë bashkatdhetarët e tij çfarë do të thotë të luash dhe të ndash dhomën e zhveshjes me yllin francez.

Katër lojtarët që e kanë marrë këtë letër janë Vinicius, Rodrygo, Eder Militao dhe Endrick, të gjithë lojtarë që u rritën nën hijen e Neymar dhe, në rastin e Vini dhe Militao, miq personalë të ish-lojtarit të Barcelonës. O'Ney e ka përshkruar kështu eksperiencën Mbappe: "Ndarja e dhomës së zhveshjes dhe fusha me të ishte ferr, një katastrofë".

TENSIONI MES NEYMAR E MBAPPE

Marrëdhëniet mes Neymar dhe Mbappé u përkeqësuan me kalimin e viteve te PSG, pasi francezi e spostoi brazilianin si yllin e Parisit. Në fakt, kur Mbappé filloi të kishte shumë fuqi në klub dhe në dhomën e zhveshjes, nuk munguan fërkimet me Neymar.

Lexo më tej: Plas sherri te Franca, Maignan kundër Mbappe: Federata nuk i jep shiritin e kapitenit portierit

Disa sjellje si brenda ashtu edhe jashtë fushës së ish-lojtarit të Barçës e bënë francezin nervoz dhe në të njëjtën kohë kjo e acaroi Neymar. Në vitet e fundit te PSG, përfshirë ato të përbashkëta me Leo Messi, ka pasur një luftë të hapur mes dy lojtarëve, një luftë e fituar më vonë nga Mbappé kur ai përdori peshën e tij në Francë për të bindur pronarët që ta shisnin Neymar në Arabinë Saudite.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI