Flash

Polonia shpall pas përmbytjeve gjendjen e katastrofës, evakuohet një spital

Lapsi.al 17 September 2024
Polonia shpall pas përmbytjeve gjendjen e katastrofës, evakuohet

Pas përmbytjeve të rënda Polonia shpalli gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse .

Gjendja e katastrofës vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua.

Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë euro. Edhe Austria ka rritur ndihmat për zonat e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndimë që mund të rritet në rast nevoje.

Të paktën 18 të vdekur prej përmbytjeve

Përveç Polonisë të prekura keq nga përmbytjet janë pjesë të Austrisë, të Rumanisë dhe Republikës Çeke. Të hënën numri i të vdekurve në të katër vendet shkoi në të paktën 18 vetë. Ende mjaft vetë konsiderohen të humbur.

Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilomentra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht. Ka pasur vetëm një lehtësim të përkohshëm kur shiu ka rënë për pak orë në disa vende: meteorologët parashikuan reshje të tjera./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99 lekë e do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 90...

08:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI