Flash

Tonali rrëfehet për periudhën e errët të jetës: "Më parë kisha dy jetë, tani jam i njëjti person"

Lapsi.al 17 September 2024
Tonali rrëfehet për periudhën e errët të jetës:

"Më parë kisha dy jetë, sepse isha shumë i mbyllur në vetvete dhe nuk flisja kurrë me njerëz, as në stërvitje, as me stafin. Tani është krejtësisht ndryshe". Tani që ka dalë nga tuneli, Sandro Tonali rrëfehet duke përshkruar gjendjen e tij shpirtërore pas përfundimit të skualifikimit për çështjen e basteve. “Çdo ditë është e ndryshme, veçanërisht me stafin dhe shokët e mi, sepse është normale të flasësh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie”, tha mesfushori i Neëcastle për Sky Sports U -. Kur mbërrij në fushën stërvitore, jam gjithnjë i njëjti person: me trajnerin, me stafin, me shokët e mi”.

Lexo më tej: Tonali, zbulohen detajet në Angli: baste për ndeshje ku ka luajtur vetë, janë 50 ndeshje për 100.000 euro

“Para këtyre 10 muajve unë isha dy njerëz të ndryshëm në jetën time dhe në futboll. Dhe tani jam vetëm një person, një”. Ish-lojtari i Milan siguroi se “ndihet mirë” tani që është kthyer të luajë. Në këto muaj "më ka munguar futbolli, më ka munguar stadiumi, të gjitha emocionet në fushë. Por tani - shtoi Tonali - jam kthyer dhe jam kthyer, mendoj, shumë mirë. I gjithë ekipi më ka ndihmuar dhe ishte një surprizë për mua, sepse isha një lojtar i ri. Isha këtu vetëm prej dy muajsh”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI